
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me 4 të plagosur në zonën e Lundrës, Tiranë. Mësohet se në vendngjarje Policia ka gjetur mbi 30 gëzhoja plumbash. Ndërsa, raportohet se autorët kanë qenë tre, një preje tyre po drejtonte makinën dhe dy ishin qitës.
Të plagosur me armë zjarri janë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë të operacionit në gjendje të rëndë. Mësohet se të plagosurit, janë fëmijët e drejtorit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security".
Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tyre nga rrethrrotullimi i Shkozës deri te TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër. Makina një tip "Benz G-class", rezulton se është në pronësi të një vajze 23-vjeçare./ZËRI