Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 64-vjeçari u ekzekutua në lokalin e tij, autorët ishin 4, u larguan me “Porsche Cayenne”

Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja së bashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.

I.F
Atentati në Lezhë/ 64-vjeçari u ekzekutua në lokalin e
Gjovalin Prendi

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku viktimë mbeti 64-vjeçari Gjovalin Prendi. Dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë dy automjete dhe të 4 persona, të moshës 30-35 vjeç. Autorët mësohet se kanë lëvizur me një makinë tip “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja së bashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.

Mësohet se në momentin e sulmit, viktima ishte në lokalin e tij së bashku me një person tjetër, i cili fatmirësisht nuk është plagosur.

Makinat janë afruar pranë hyrjes kryesore së lokalit dhe kanë hapur zjarr drejt tavolinës, ku ishte ulur viktima. 64-vjeçari kishte hapur lokalin e tij që ndodhet pranë kryqëzimit të Urës së Milotit dhe segmentit të vjetër drejt Rubikut. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë se Gjovalin Prendi është babai I Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar më 9 maj të 2024 në Athinë, Greqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB