Aktualitet

Atentati me 4 të plagosur, autorët ndoqën makinën, 2 të mitur në gjendje të rëndë

Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tyre nga rrethrrotullimi i Shkozës deri te TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër.

I.F
Atentati me 4 të plagosur, autorët ndoqën makinën, 2 të
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Nga atentati i mbrëmjes së sotme në Lundër kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të plagosur me armë zjarri janë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë të operacionit në gjendje të rëndë. Mësohet se të plagosurit, janë fëmijët e drejtorit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security".

Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tyre nga rrethrrotullimi i Shkozës deri te TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër. Makina një tip "Benz G-class", rezulton se është në pronësi të një vajze 23-vjeçare.

"Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB