Aktualitet

Tiranë/ Atentat në zonën e Lundrës, 4 persona mbeten të plagosur

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

I.F
Tiranë/ Atentat në zonën e Lundrës, 4 persona mbeten të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës.
Burime për ZËRI, bëjnë me dije se gjatë një shkëmbimi zjarri janë plagosur katër persona.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të atentatit. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, ndërkohë që hetimet janë në vijim./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB