Aktualitet

Ulja e çmimit të energjisë, Balluku: S’ka asgjë elektorale, përfitojnë 95% e qytetarëve

Më tej ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës tha se çmimi nuk do të ulet vetëm për një vit, por është procedurë e ERE çdo fundviti për të publikuar çmimin e energjisë për vitin pasues.

I.F
Ulja e çmimit të energjisë, Balluku: S’ka asgjë
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Balluku foli rreth miratimit të vendimit për të ulur çmimin e energjisë në vend. Gjatë një interviste në “Top Story”, Balluku tha se çmimi i energjisë elektrike u ul deri më 31 dhjetor të vitit 2025, ndërsa prej një dekade çmimi nuk ka ndryshuar. Balluku u shpreh se ulja e çmimit të energjisë nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Më tej ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës tha se çmimi nuk do të ulet vetëm për një vit, por është procedurë e ERE çdo fundviti për të publikuar çmimin e energjisë për vitin pasues.

“Për të bërë ndryshime në sektorin energjetik, duhet më shumë se një mandat. Çmimi i energjisë ka pasur pikun e rritjes në 2012. Përmes sakrificash, çmimi ka qëndruar i pandryshuar për një dekadë. Argumente i pozitës! Sot flasim për 1 milion e 70 mijë abonentë dhe në thelb nuk ka asnjë gjë për fushatë. Fushatë ka pasur edhe në 2017, edhe në 2021. Opozita na sulmon dhe etiketon sipas modelit të saj. PS dhe qeveria Rama nuk ka përdorur kurrë energjinë për arsye elektorale. Nuk është një vjeçare. ERE çdo fundviti ka detyrim të publikojë çmimin e vitit pasardhës, dhe këtë e ka bërë në dhjetë vitet e fundit. Nuk është për një vit. Është procedurë, e ka bërë këtë në çdo fundvit dhe ka miratuar 9.5 lekë për dhjetë vite”, tha ajo. /ZËRI

Poll

MOS HUMB