
SHKODËR- Gjashtë ditë pas u qëllua me plumb në kokë nga partneri i saj, 44-vjeçarja Anila Ndoka ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. 44-vjeçarja nënë e tre fëmijëve u plagos nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, i cili më pas u vetëvra.
Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 mesditën e 18 shkurtit në lagjen “Mark Lula”, Shkodër. Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë.
Përse ka ndodhur krimi i pasionit?
Dyshimet e para janë se Prendushi kishte vendosur të ndahej nga 34-vjeçari Kolë Manaj, me të cilin prej 5 vitesh bashkëjetonte. Por Manaj nuk e ka pranuar lehtësisht këtë fakt, madje për ta ndaluar e kishte kërcënuar se do t'i jepte fund jetës nëse ajo vendoste përfundimisht që të ndahej me të. 34-vjeçari i dërgonte dhe mesazhe që do vriste veten dhe pikërisht këto "SMS" janë gjetur në celularët e tyre. Ditën që ndodhi ngjarja, Manaj e kishte kërcënuar sërish se do të vriste veten, ndaj edhe Anila Ndoka kishte shkuar për ta takuar.
Të dy kishin lënë vendtakimi mjetin e saj. Sapo ka marrë mesazhin, ajo ka shkuar ta takojë nga vendi i saj i punës, disa metra më tutje, brenda automjetit të parkuar në brendësi të një blloku pallatesh në lagjen “Mark Lula”. Aty kanë ndodhur edhe të shtënat me armë zjarri.
Çifti kishin 4 vite që bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e Kolës ku jetonte edhe babai i tij dhe djali i Anilës 9-vjeçar. Anila Ndoka, punonjëse sociale në një OJF, i kishte dhënë fund martesës disa vite më parë. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë, njëri prej tyre jeton me të, ndërsa dy të tjerët janë në moshë madhore dhe jetojnë me ish-bashkëshortin e saj.Grupi hetimor, përveç marrjes në pyetje të familjarëve, po bën këqyrjen e telefonave të viktimës dhe 44-vjeçares për të zbardhur mesazhet e plota dhe bisedat mes tyre. Edhe pse, deri tani, motivi duket shumë i qartë./ZËRI