
LEZHË-Është zbardhur dëshmia e 35-vjeçarit, Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes (3 prill), pranë parkingut të një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ai ka zbuluar se ka patur një konflikt me autorët, por nuk ka treguar se konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.
"Me tre personat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë",-është shprehur Gjoka.
Policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
Pengmarrja
Pengmarrja ka ndodhur pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, ku Dod Gjoka, punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë është futur me forcë në një automjet. Nga kamerat e sigurisë, Policia arriti që të identifikojë targat e automjetit dhe të rrëmbyesëve. Më shumë se një ore pas rrëmbimit, nga presioni i kontrolleve, pengmarrësit e kanë zbritur nga makina Gjokën.
Kush është Dod Gjoka?
Emri i tij nuk është i panjohur për organet e ligjit në Shqipëri. Ai u vendos në pranga në vitin 2017 për shkak se i vendosi gjobë një biznesmeni nga Lezhë, duke i kërkuar 25 mijë euro në mënyrë që të mos i vriste të birin. Por, ndryshe nga sa u urdhërua, biznesmeni kërkoi ndihmën e Policisë dhe Gjoka u prangos për shkak se u fut në kurth. Bashkë më të u arresua edhe Lek Çuku nga Shkodra.
Të dy i kërkuan biznesmenit para dhe e këshillonin që të mos e njoftonte Policinë, ndryshe do të kishte pasoja të rënda për të dhe të birin.
"Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!,"- i thoshin ata, kështu e vendtakimin e lanë në fshatin Malecaj të Lezhës, por nuk e dinin që atje do të ishte edhe Policia. Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Kështu u zbulua se ishin këta persona, që ende nuk janë identifikuar, ata që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan. Në mbrojtje të tyre, si Gjoka edhe Çuku pretenduan se paratë ua kishte borxh biznesmeni./ZËRI