Aktualitet

1 orë e gjysmë aksion! Rrëmbyesit i tremben Policisë, lirohet Dodë Gjoka, përfundon në spital. Policia në kërkim të pengmarrësve

Nga kamerat e sigurisë, Policia ka arritur që të identifikojë targat e automjetit dhe të rrëmbyesëve.

k.m.
1 orë e gjysmë aksion! Rrëmbyesit i tremben Policisë,
Pamje nga vendi i ngjarjes dhe nga momenti i arrestimit të Dod Gjokës

TIRANË- Një person është marrë peng për disa orë sot në aksin Lezhë-Milot. Pengmarrja ka ndodhur pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, ku Dod Gjoka është futur me forcë në një automjet. Nga kamerat e sigurisë, Policia ka arritur që të identifikojë targat e automjetit dhe të rrëmbyesëve. Në njoftimin zyrtar, pas lirimit të pengut 35-vjeçar, punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë, uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se i kanë identifikuar pengmarrësit, të gjithë banues në Tresh të Lezhës. Por i ka identifikuar vetëm me inicialet: K. P., B. V. dhe Xh. E. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti, por nuk dihet konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. Dihet vetëm se nga presioni i kontrolleve, pengmarrësit e kanë zbritur nga makina Gjokën, i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.

Por kush është Dod Gjoka?

Emri i tij nuk është i panjohur për organet e ligjit në Shqipëri. Ai u vendos në pranga në vitin 2017 për shkak se i vendosi gjobë një biznesmeni nga Lezhë, duke i kërkuar 25 mijë euro në mënyrë që të mos i vriste të birin. Por, ndryshe nga sa u urdhërua, biznesmeni kërkoi ndihmën e Policisë dhe Gjoka u prangos për shkak se u fut në kurth. Bashkë më të u arresua edhe Lek Çuku nga Shkodra.

Të dy i kërkuan biznesmenit para dhe e këshillonin që të mos e njoftonte Policinë, ndryshe do të kishte pasoja të rënda për të dhe të birin.

"Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!,"- i thoshin ata, kështu e vendtakimin e lanë në fshatin Malecaj të Lezhës, por nuk e dinin që atje do të ishte edhe Policia. Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Kështu u zbulua se ishin këta persona, që ende nuk janë identifikuar, ata që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan. Në mbrojtje të tyre, si Gjoka edhe Çuku pretenduan se paratë ua kishte borxh biznesmeni./ZËRI

Poll

MOS HUMB