Aktualitet

EMRAT- Kush janë 2 personat e arrestuar për hakerimin në SPAK

Edhe pse SPAK në deklaratën zyrtare nuk e ka zbuluar identitetin e personave të vendosur në pranga, sërish është zbuluar.

k.m.
EMRAT- Kush janë 2 personat e arrestuar për hakerimin në SPAK
Zambak Gjoni

TIRANË- Zambak Gjoni dhe bashkëpunëtori i tij Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në emailet e disa prokurorëve kanë arritur që të futen dhe të marrin disa informacione. Edhe pse SPAK në deklaratën zyrtare nuk e ka zbuluar identitetin e personave të vendosur në pranga, sërish është zbuluar. Nën arrest janë vendosur Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Mjedisit.

Të dy janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e disa prokurorëve. Kanë tentuar që të hakerojnë edhe emailin e kreut të institucionit, Altin Dumanit, por nuk ia kanë dalë. Po ashtu, SPAK-u njoftoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar dhe dosjet hetimore nuk janë prekur. Por janë marrë disa informacione që më pas i janë shpërndarë palëve të treta.

Lajmi për arrestimin e Gjonit u dha më datë 12 mars, por nga ana e SPAK nuk kishte një urdhër zyrtar. Ndërsa 8 ditë më pas, dy "fletë-arresti" të reja u prenë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një masë e re i është komunikuar në burg ish-drejtuesit të IKMT-së, Zambak Gjonit, ndërsa me SPAK u përball edhe ish-drejtuesi tjetër i IMT-së, Arnold Rrokaj.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka reaguar sot zyrtarisht për sulmin kibernetik të ndodhur ndaj e-maileve të disa prokurorëve. Sipas SPAK, ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars, ku janë marrë disa informacione nga e-mailet e prokurorëve, por sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cenuar. Sipas tyre, dosjet kanë mbetur të pacënuar. Për ndërhyrjen, dy persona janë arrestuar, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni. Përveç hetimit penal, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB