
BERAT--Policia e Beratit ka kryer kontrolle intensive në këtë qytet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe personave të shpallur në kërkim. Në pranga është vendosur një 40-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit atij iu gjet doza kanabisi, armë gjahu dhe armë të ftohta.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
-Kishte me vete doza Cannabisi, me qëllim shitjen, si dhe armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet 40-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore:
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin S. D., 40 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./ZËRI