Aktualitet

‘Partizani’! GJKKO vendos më 11 prill nëse Berisha dhe Malltezi do kalojnë për gjykim

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020

F.I
‘Partizani’! GJKKO vendos më 11 prill nëse Berisha dhe
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË-Gjykata e Posaçme do të vendosë më 11 prill nëse do ta kalojë apo jo dosjen 'Partizani' në gjykim. Shkak për shtyrjen kësaj radhe u bë mungesa e avokatit Klodian Skënderaj, i cili përfaqëson dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezin. 

Të pandehur në lidhje me çështjen janë ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina. Të pandehurit kanë përfunduar me mbrojtjen, në seancën e sotme paraprake është radha e prokurorëve që t’i përgjigjen pretendimeve të avokatëve. 

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.

Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.Ndaj Jamarbër Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Parizani. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja./ZËRI

Poll

MOS HUMB