
DURRËS- Një aksident mes makinave në Durrës, ka përfunduar në përplasje fizike. Mësohet se një makinë “Audi” me targa gjermane, me të cilën po udhëtonte një familje emigrante shqiptare është përplasur me një “Volkswagen” me targa shqiptare. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata ka dalë jashtë kontrollit, kur një grup të rinjsh kanë ndërhyrë dhe kanë sulmuar drejtuesin e “Audi-t”. Si pasjë e dhunës së shkaktuar, ai ka pësuar fraktura në hundë dhe plagë në vesh. Ai u transportua në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shoferi i Volksëagen-it është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për identifikimin e tij.
Policia e Durrësit, ka nisur gjithashtu hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe nisjen e procedimit penal për personat e përfshirë në të. Autoritetet bëjnë me dije se po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë rreth bizneseve përreth për të identifikuar dhe kapur autorët./ZËRI