
ROMË- 36 orë pas gjetjes së trupit të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra nga ish-i dashuri i saj filipinez, ka dalë përgjigja e autopisë. Sipas mediave italiane, gjatë debatit që viktima dhe autori kanë pasur së bashku, ky i fundit e ka goditur atë tre herë me thikë. E reja ndërroi jetë si pasojë e hemorragjisë. Pasi kreu krimin, Mark Samsoni e mbajti trupin e studentës shqiptare në banesën e tij për 20 orë, para se ta fuste atë në një valixhe dhe ta hidhte në humnerë. Zbulimet e fundit kanë rritur dyshimin se prindërit e tij kanë qenë bashkëpunëtor në krim.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI