Aktualitet

Skandali me mishin me salmonelë! Ndalohet vëllai i pronarit të 'diMal', Arben Goxha do të hetohet në gjendje të lirë

50-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë, njejtë si vëllai i tij, Mondi Goxha i cili është edhe pronari i 'diMal'.

F.I
Skandali me mishin me salmonelë! Ndalohet vëllai i pronarit të
Mondi Goxha

TIRANË-Policia e Tiranës ka ndaluar Arben Goxhën, administratori i kompanisë 'diMal', i cili ishte shpallur në kërkim për shpërndarjen në treg të 27 ton mish pule me salmonelë të importuara nga Brazili. 50-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë, njejtë si vëllai i tij, Mondi Goxha i cili është edhe pronari i 'diMal'. Dy vëllezërit Goxha akuzohen për veprën penale  “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.

Kompani 'diMal' hodhi në treg mishin me salmonelë duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Në lidhje me rastin në hetim janë vendosur edhe 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Gëzim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari. Këta të fundit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg. Kompanisë i është hequr licenca.

27 ton mish pule me salmonelë u importuan këtë muaj nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me "Salmonella Typhimurium", por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB