Aktualitet

U arrestua me Ergys Agasin, ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

Shpataraku u arerstua pasditen e 26 gushtit, teska po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte biznesmeni Ergys Agasi.

F.I
U arrestua me Ergys Agasin, ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku
Uljan Shpataraku

TIRANË- Pasi Gjykata e Posaçme vendosi masën 'arrest me burg' për ish-zyrtarin e Policisë Uljan Shpataraku, ky i fundit është transferuar në burgun e Peqinit. Shpataraku u arerstua pasditen e 26 gushtit, teska po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte biznesmeni Ergys Agasi.

Ish-efektivit i është hequr edhe leja e armës. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u zbulua se Shpataraku mbante gjithashtu me leje një arsenal armësh private, me 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë. 

Shpataraku ishte shpallur po ashtu në kërkim, pas një konflikti verbal me një prej kamerierëve dhe administratorin e një hoteli në Dhërmi. Gjatë debatit, stafi i hotelit ka deklaruar se ish-zyrtari i policisë i ka kërcënuar me jetë. Pas ngjarjes, punonjësit dhe administratori bënë kallëzim në Komisariatin e Policisë Himarë.

Uljan Shpataraku mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, deri në emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, ku u transferua në strukturat qendrore, duke punuar pranë Drejtorit të Përgjithshëm. Shpataraku u emërua asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. 

Por pas ndryshimeve në drejtimin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku u shkarkua nga detyra. Pas emërimit të Skënder Hitës në vend të Prodës, Shpataraku u largua me argumentimit zyrtar, 'mosparaqitja në detyrë'./ZËRI

Poll

MOS HUMB