Aktualitet

U arrestua me Ergys Agasin, ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku del para GJKKO! Pistoleta e shotgun në banesë, i hiqet leja e armës

Ish-efektivit mësohet se i është hequr leja e armës.

F.I
U arrestua me Ergys Agasin, ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku del
Uljan Shpataraku

TIRANË-Ish-zyrtari Uljan Shpataraku, i cili u arrestua bashkë me biznesmenin e shpallur në kërkim Ergys Agasin do të njohet sot me masën e sigurisë nga GJKKO. Shpataraku u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, pasi rezultoi se po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte edhe Agasi pasditen e 26 gushtit. 

Shpataraku ishte shpallur po ashtu në kërkim, pas një konflikti verbal me një prej kamerierëve dhe administratorin e një hoteli në Dhërmi. Gjatë debatit, stafi i hotelit ka deklaruar se ish-zyrtari i policisë i ka kërcënuar me jetë. Pas ngjarjes, punonjësit dhe administratori bënë kallëzim në Komisariatin e Policisë Himarë.

Ish-efektivit mësohet se i është hequr leja e armës. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u zbulua se Shpataraku mbante gjithashtu me leje një arsenal armësh private, me 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë.

Uljan Shpataraku mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, deri në emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, ku u transferua në strukturat qendrore, duke punuar pranë Drejtorit të Përgjithshëm. Shpataraku u emërua asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. 

Por pas ndryshimeve në drejtimin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku u shkarkua nga detyra. Pas emërimit të Skënder Hitës në vend të Prodës, Shpataraku u largua me argumentimit zyrtar, 'mosparaqitja në detyrë'./ZËRI

Poll

MOS HUMB