Aktualitet

Defekti në motor mbush skafin me ujë, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille (VIDEO)

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, të cilat ndërhynë për tërheqjen e skafit dhe nxjerrjen e tij në breg, në Karpen, së bashku me familjen.

l.k
Defekti në motor mbush skafin me ujë, shpëtohen 8
Pamje nga vendngjarja

SPILLE- Tetë persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë rrezikuar të fundosen ditën e djeshme në zonën e Spillesë, pasi skafi me të cilin po lundronin pësoi një defekt në motor dhe u mbush me ujë. Sipas Policisë, ishin vetë personat që ndodheshin në skaf ata që kërkuan ndihmë, ndërsa mjeti lundrues ndodhej rreth 1 milje larg bregut.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, të cilat ndërhynë për tërheqjen e skafit dhe nxjerrjen e tij në breg, në Karpen, së bashku me familjen. Ata arritën të dalin në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej.

Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen.

Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB