TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga seanca në GJKKO për ish-zyrtarin e Policisë Uljan Shpataraku, i cili u la në 'arrest me burg'. Por Gjykata e Posaçme ka vendosur ta konsideroj sekret hetimor seancën ndaj Ulian Shpatarakut.
Burime për weblajm.com bëjnë me dije se SPAK po e heton ish-policin edhe si pjesë të grupit kriminal, komptencë e Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa armëmbajtja dhe përkrahja e autorit të krimit, dy veprat penale për të cila ai u arrestua nuk janë kompetencë e SPAK.
Shpataraku rezultoi se po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte edhe Agasi pasditen e 26 gushtit. Ish-efektivit i është hequr edhe leja e armës. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u zbulua se Shpataraku mbante gjithashtu me leje një arsenal armësh private, me 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë.
Uljan Shpataraku mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, deri në emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, ku u transferua në strukturat qendrore, duke punuar pranë Drejtorit të Përgjithshëm. Shpataraku u emërua asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.
Por pas ndryshimeve në drejtimin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku u shkarkua nga detyra. Pas emërimit të Skënder Hitës në vend të Prodës, Shpataraku u largua me argumentimit zyrtar, 'mosparaqitja në detyrë'./ZËRI