TIRANË-Dy vatra të reja zjarri janë regjistruar pasditen e sotme ku në zonën mes Kroit të Madh dhe fshatit Çudhë, në Malësinë e Krujës, flakët po përhapen me shqejtësi ndërsa në fshatin Vajkal të Bulqizës situata paraqitet kritike.
Në fshatin Çudhë flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemë të ndryshme, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, teksa vatra vijon të zgjerohet. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse nga toka.
View this post on Instagram
Në Bulqizë flakët po rrezikojnë banesat e zonës. Banorët e Vajkalit bëjnë apel për ndërhyrje urgjente nga autoritetet, pasi zjarri po del jashtë kontrollit dhe rreziku për banesat dhe zonat përreth është i madh./ZËRI