Aktualitet

Tronditet Shkodra! Babë e bir qëllohen me armë, ndërron jetë 24-vjeçari, në pranga autori

Dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

zh.ll
Tronditet Shkodra! Babë e bir qëllohen me armë, ndërron
foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 24-vjeçar i identifikuar si Ylber Luli ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, 25-vjeçari 25-vjeçar Andri Vulaj, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri babë e bir, Qemal Luli dhe Ylberi Luli. Më pas, dyshohet se babë e bir kanë plagosur me mjet prerës thikë 25-vjeçarin.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Poll

MOS HUMB