Aktualitet

Flakët përfshijnë një banesë në Levan të Fierit, shkaktohen dëme të mëdha materiale (VIDEO)

Sipas të dhënave paraprake, në momentin kur shpërtheu zjarri, shtëpia ishte e pabanuar. Pronari i banesës, Barjam Sulejmani, ka bërë me dije se nuk ndodhej në banesë në kohën e ngjarjes.

M.K.
Flakët përfshijnë një banesë në Levan të
FOTO NGA ZJARRI

FIER-  Një banesë në fshatin Levan është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas të dhënave paraprake, në momentin kur shpërtheu zjarri, shtëpia ishte e pabanuar. Pronari i banesës Barjam Sulejmani ka bërë me dije se nuk ndodhej në banesë në kohën e ngjarjes.

“Isha atje te vendi i punës atje. Më lajmëruan në telefon, erdha me një makinë të atyre. Më pas erdhi një çezëm me një zorrë me ujë nga ata. Mund të ketë qenë edhe shkëndijë elektrike. Unë rri vetëm që e ruaj natën aty, se gruaja rri me qira në një vend tjetër. Shtëpia është e pabanuar dhe nuk ma kanë riparuar. Kam 5 vite që vij vërdallë, nuk do Armando Subashi ta riparojë. Më ka nxjerrë emergjenca civile përjashta”, tha Barjam Sulejmani.

Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik, megjithatë shkaku i saktë mbetet ende nën hetim.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të dokumentuar dëmet dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB