Aktualitet

Zjarri preku varrezat në Rras, reagon Pjerin Ndreu: Situata është nën kontroll, mos krijoni panik

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu bëri të ditur se flakët janë përballuar prej disa ditësh në një terren të vështirë, falë angazhimit të strukturave në terren. Sipas tij, zjarri është shuar pa shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në banesa apo në varreza.

M.K.
Zjarri preku varrezat në Rras, reagon Pjerin Ndreu: Situata është
PJERIN NDREU

LEZHË- Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ka reaguar pas zjarrit që përfshiu zonën e Ungrejtit dhe preku varrezat e fshatit Rras, duke siguruar se situata është vënë nën kontroll dhe se nuk janë regjistruar dëme serioze.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu bëri të ditur se flakët janë përballuar prej disa ditësh në një terren të vështirë, falë angazhimit të strukturave në terren. Sipas tij, zjarri është shuar pa shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në banesa apo në varreza.

Kreu i bashkisë kritikoi edhe mënyrën se si është raportuar ngjarja në rrjetet sociale, duke thënë se disa persona po e shfrytëzojnë situatën për të përhapur panik, në vend që të kontribuojnë në përballimin e saj.

“Para se të venë kujën, të japin kontribut”, shkroi Ndreu, duke theksuar se autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur çdo rrezik të ri.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk ka vend per panik, Ne Rras ka hyre flaka ne varreza ndersa eshte fikur pa asnje pasoje ndersa filmohej nga “madheshtore” per tu ekzaltu ne rrjete sociale!
Ka nje jave qe luftohet me zjarrin atje ne nje terren teper te veshtire! Para se te vene kujen, te japin kontribut! Asgje ska ndodhe ne banesa dhe varreza me dem serioz! Mos u ekzaltoni nga qejfi!

Zjarri preku varrezat në Rras, reagon Pjerin Ndreu: Situata është

Në pamjet e ndara shihet teksa flakët kanë rrethuar varrezat e fshatit. Era po favorizon zjarrin i cili po afrohet drejt zonave të banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj. Ndërhyrja tashmë është përqendruar në zonën pranë kishës, ku zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e avancimit të mëtejshëm të flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB