Aktualitet

Dita e 100-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kuqezi

Prej më shumë se tre muajsh, protestuesit kanë zhvilluar tubime të përditshme, ndërsa edhe këtë mbrëmje kanë marshuar drejt Kryeministrisë me pankarta, flamuj kuqezi dhe thirrje të ndryshme.

M.K.
Dita e 100-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt
foto nga protesta

TIRANË– Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë për ditën e 100-të të protestës, e cila vijon pa ndërprerje që prej 31 majit, pas incidenteve të ndodhura në Zvërnec.

Prej më shumë se tre muajsh, protestuesit kanë zhvilluar tubime të përditshme, ndërsa edhe këtë mbrëmje kanë marshuar drejt Kryeministrisë me pankarta, flamuj kuqezi dhe thirrje të ndryshme.

Gjatë protestës pritet të mbajnë fjalën disa qytetarë, të cilët do të përcjellin mesazhet dhe qëndrimet e tyre lidhur me kauzën që ka shoqëruar protestën përgjatë 100 ditëve të fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB