Aktualitet

Tronditëse në Përmet/ 16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga njerku dhe efektivi i policisë, i dashuri përpiqej të fitonte para përmes shantazhit (EMRAT)

Por, historia vazhdon edhe më tej, pasi rezulton se e mitura kishte lidhje intime me një tjetër person, 46-vjeçari me iniciale K.P.   

zh.ll
Tronditëse në Përmet/ 16-vjeçarja viktimë e abuzimit
56-vjeçari Artur Ago/efektivi i policise

PËRMET- Një rast tronditës është raportuar në Këlcyrë të Përmetit, ku një efektiv i policisë i identifikuar si Artur Ago 56-vjeç ka pasur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare. Kjo fundit jetonte me njerkun Pajtim Baga 55-vjeç, me profesion polic, i cili sipas asaj që bën me dije policia, gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën. Por, historia vazhdon edhe më tej, pasi rezulton se e mitura kishte lidhje intime me një tjetër person, 46-vjeçari me iniciale K.P.   

E gjithë ngjarja u zbulua përmes një postimi në rrjetet sociale, ç'ka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku këta të fundit morën në dorëzim rastin. Bëhet fjalë për një video me përmbajtje intime, të cilat polici 56-vjeçar ia kishte dërguar të miturës. Videot në fjalë kanë përfunduar në duart e të dashurit aktual të vajzës, 46-vjeçari K. P. Ky i fundit, ka shantazhuar përmes videove intime policin Artur Ago, duke i kërkuar atij në këmbim një shumë prej 1 000 000 lekë, në mënyrë që mos t'i publikonte pamjet. Megjithatë efektivi i policisë nuk ka pranuar dhe është arratisur nga Kakavija drejt Greqisë, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia. 

Pas publikimit të rastit shokues, është arrestuar njerku Pajtim Baga 55-vjeç. Në pranga ka rënë gjithashtu 46-vjeçari i dashuri aktual i vajzës, si dhe bashkëpunëtori i tij 27-vjeçari Isi Pasho, që e ndihmoi për t'i bërë presion policit (56-vjeçari i shpallur në kërkim). 

Ndërkohë, e mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.

Në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me AMP-në, Policia e Gjirokastrës vijon hetime të thelluara për të individualizuar dhe provuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Duke marrë indicie nga një postim në rrjetin social Facebook, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër filluan verifikimet dhe si rezultat u identifikuan personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Duke qenë se kishte dyshime se ishin të përfshirë edhe punonjës policie, është kërkuar bashkëpunimi i strukturave Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, në bashkëpunim me AMP-në, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat e dyshuar dhe dëshmitarë në ambientet e DVP Gjirokastër.

Në vijim të hetimeve për këtë rast, në zbatim të urdhrave të prokurorit:

-u vu në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën;

-u vunë në pranga shtetasi K. P., 46 vjeç (i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren) dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime. 46-vjeçari u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2;

-u shpall në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë (të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale), pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor P. B., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Inspektor A. A., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Më tej, me qëllim trajtimin e plotë ligjor dhe të paanshëm të këtij rasti, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të dy punonjësit e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë.

E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.

Në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me AMP-në, Policia e Gjirokastrës vijon hetime të thelluara për të individualizuar dhe provuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB