Aktualitet

Tritol makinës në Krujë, autori u largua në këmbë

Autori i ngjarjes është fiskuar nga kamerat e sigurisë, ku sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit dhe më pas është larguar në këmbë.

F.I
Tritol makinës në Krujë, autori u largua në këmbë
FOTO ILUSTRUESE

KRUJË-Një shpërthim me tritol është regjistruar në Krujë, ku një automjet tip 'Fiat' është dëmtuar pasi në të ishte vendosur një sasi lëndë plasëse. Autori i ngjarjes është fiskuar nga kamerat e sigurisë, ku sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit në pronësi të Dervish Gunit dhe më pas është larguar në këmbë.

Dyshohet se shpërthimi mund të ketë shërbyer si një mesazh paralajmërues ndaj pronarit të automjetit, për shkak të konflikteve të mundshme mbi pronësinë. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB