Aktualitet

Shpërthim pas mesnate në Shijak, i vihet tritoli një banese të pabanuar

Policia njofton se lënda eksploziv është vendosur në oborrin e një banese të pabanuar në fshatin Ardhishtë

F.I
Shpërthim pas mesnate në Shijak, i vihet tritoli një banese
foto ilustruese

SHIJAK-Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:00 në Shijak. Policia njofton se lënda eksploziv është vendosur në oborrin e një banese të pabanuar në fshatin Ardhishtë, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashmte e shtëpisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në banesën në pronësi të shtetasit S. G, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB