Aktualitet

Droga nga jugu në veri/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-efektivin Logli, dënon me 38 vite burg 5 persona

Operacioni në fjalë çoi në arrestimin e mbi 40 personave.

F.I
Droga nga jugu në veri/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-efektivin
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, Adriatik Logli, Kristi Dautaj dhe Xhuliano Aliu, të cilët u arrestuan në mars të vitit 2022 në kuadër të një operacioni të SPAK, ku u goditën 5 grupe kriminale. Operacioni në fjalë çoi në arrestimin e mbi 40 personave.

Adriatik Logli, ish-efektiv policie në Gjirokastër u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kristi Dautaj u shpall fajtor për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe u dënua më 10 vite burgim si dhe dy vite burgim për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Në përfundim, gjykata vendosi për Kristi Dautaj dënimin përfundimtar me 10 vite burg.

Me 5 vite u dënua Xhuliano Aliu për prodhim dhe shitje narkotihësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe me 1 vit burg për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Në përfundim, gjykata vendosi se Aliu do të duhet të bëjë 5 vite burg në total. 

Ndërkohë u shpall vendimi për tre të pandehur të tjerë, përkatësisht Bujar Brahaj që u dënua 10 vite burg, Ertjan Pjetërgjokaj me 8 vite dhe Elton Ukaj me 7 vite burg, të cilët nga ky dënim përfitojnë zbritjen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Pjesa tjetër e anëtarëve të këtyre grupeve prej 32 personash u dënuan në total me 200 vite e 6 muaj burg.

Sipas hetimeve të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë evidentuar 13 episode kriminale që përfshijnë trafikim, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe kultivim të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Aktiviteti dyshohet se është zhvilluar nga pesë grupe të ndryshme kriminale gjatë periudhës mars–nëntor 2020./ZËRI

Poll

MOS HUMB