Aktualitet

Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg "Rrumin e Shijakut"

Por edhe pse është tashmë i dënuar, “Rrumi” vijon në ende të jetë në kërkim.

k.m.
Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon
Aleksandër Laho

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon, i njohur si "Rrumi i Shijakut". Laho është dënuar për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, vepër për të cilën, SPAK kishte kërkuar 3 vite heqje lirie. Nga pretenca e SPAK, GJKKO e dënoi me 1.3 vite burg, nga e cila iu ul 1/3 e dënimit për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Nga hetimet rezultoi se Aleksandër Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekësh, e po ashtu i kishte premtuar edhe 300 mijë të tjera për të mos e apeluar një çështje pronësie për tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Por edhe pse është tashmë i dënuar, “Rrumi” vijon në ende të jetë në kërkim. Në seancën e sotme, avokati i tij ka pretenduar se Laho ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas atentatit në Shqipëri në vitin 2019. Po sipas avokatit, klienti i tij nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekësore, ndaj edhe plumbat i kanë shkaktuar një gjymtim në këmbë. 

Padia për këtë çështje, u depozitua në organin e akuzës nga Pal Seçuni, që në atë kohë ankohej për vendimet e Hipotekës së Durrësit, për tjetërsimin e pronës. Në 26 korrik të vitit të kaluar, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim./ZËRI

Poll

MOS HUMB