
TIRANË- Polica e Shtetit zhvilloi një operacion sot në Tiranë dhe Shkodër në kuadër të një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha. Deri më tani, Policia ka arrestuar 17 persona, 6 prej tyre pronarë të pikave të këmbimit valutor. Në pranga kanë rënë: Arlin Kajo; Lidra Leka; Pirro Verdhi; Valentino Leka; Riduan Bajrami; Ridvan Nuhiji; Nexhmedin Sali; Muhamed Saraçi; Aurora Bregu; Evis Sopi; Frederik Sinanaj; Aldi Ruli; Tedi Agastra; Arberor Agastra; Spartak Gjoçi; Armando Gjoçi; Jonid Lazaj; Genci Sula; Dorian Dodaj dhe Denard Dani.
Të arrestuarit rezultojnë se ata janë pronarë të disa bizneseve në sektorë të ndryshëm. Lidra Leka rezulton se është bashkë-pronare e një “snack-bar” që quhet “Grandmas”, por që rezulton se veprimtaria e biznesit është e “pezulluar”.

Spartak Gjoçi rezulton se është pronari i dy bizneseve të ndryshme, një pikë të këmbimit valutor në Kamëz dhe një biznes ku ofron shërbime të ndryshme teknologjike në Tiranë, të dyja këto biznese janë aktive.


Po ashtu edhe Frederik Sinanaj rezulton se është pronari i një pike të këmbimit valutor.

Ndërsa, Arlin Krajo rezulton se është lukuidues në një Call Center në Tiranë, në kompaninë “ALFA TELEMARKETING”, por ky biznes është ç’rregjistruar më 30 janar të vitit 2021.

Gjithashtu edhe Nexhmedin Sali rezulton se është pronar i një biznesi që ofron shërbime kompjuterike.

Ndërsa Tedi Agastra është pronari i një kompanie që ofron shërbim të konsulencës ekonomike në fushën e menaxhimit dhe financës.

Sakaq, Ridvan Nuhiji dhe Riduan Bajrami nuk janë emra të panjohur për policinë, pasi më 15 korrik po për të njëjtin krimi Nuhiji u shpall në kërkim, ndërsa Bajrami u procedua në gjendje të lirë.
Po ashtu, siç bën me dije Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit “USDT-1” janë kontrolluar 32 ambiente të ndryshme. Gjatë këtyre kontrollebve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Më shumë detaje ende nuk janë zbuluar pasi operacioni është ende në vijim dhe pritet që së shpejti Policia e Shtetit përmes një prononcimi për mediat të japë më shumë informacione. /ZËRI