Aktualitet

32 kontrolle në Tiranë e Shkodër/ Policia jep detaje nga AKSIONI: Kemi 17 të arrestuar, operacioni vazhdon!

Policia sqaron se deri më tani 17 persona kanë përfunduar në pranga nga kontrollet e kryera në Tiranë dhe Shkodër.

k.m.
32 kontrolle në Tiranë e Shkodër/ Policia jep detaje nga AKSIONI:
Foto ilustruese

TIRANË- Aksioni është ende në vijim, por Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak lidhur me atë që po ndodh në Tiranë. Në njoftimin e bërë me dije për mediat, Policia sqaron se deri më tani 17 persona kanë përfunduar në pranga nga kontrollet e kryera në Tiranë dhe Shkodër. Në kuadër të operacionit “USDT-1” janë kontrolluar 32 ambiente të ndryshme. Gjatë këtyre kontrollebve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Më shumë detaje ende nuk janë zbuluar pasi operacioni është ende në vijim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se: Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”. Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB