Aktualitet

"21 janari"/ Salvador Kaçaj shkon në SPAK: U mora në pyetje si person në dijeni

Salvator Kaçaj tha se ishte marrë në pyetje si person në dijeni pasi edhe vetë kishte qenë një nga protestuesit. 

k.m.
"21 janari"/ Salvador Kaçaj shkon në SPAK: U mora në
Salvador Kaçaj

LEZHË- Salvador Kaçaj ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-kryekomunari i Shëngjinit është thirrur nga SPAK për t'u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së opozitës u vranë 4 protestues. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kaçaj tha se ishte marrë në pyetje si person në dijeni pasi edhe vetë kishte qenë një nga protestuesit. 

“Isha thirrur për 21 Janarin nuk ka lidhje fare me mua. U thirra si person që ka dijeni. Kam qenë protestues,”-tha ai në fjalën e tij për mediat e pranishme. 

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha./ZËRI

Poll

MOS HUMB