
TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital nxënësi 14-vjeçar që u plagos gjatë një sherri në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Bëhet me dije se 14-vjeçari tjetër që u plagos gjithashtu gjatë sherrit është në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa është shoqëruar në komisariat i mituri tjetër që u përfshi në sherr.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi disa metra larg ambienteve të instuticioni, detaj ky i theksuar në njoftimin zyrtar. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit,”- njofton Policia. /ZËRI