Aktualitet

Thyen bojkotin! Dhoma e Avokatisë 'fal' juristin që mbrojti nënën me fëmijë, pezullon për 2 vite licencën e avokatit të Leli Kajës

Avokati Mirgen Gjoci ka lidhje familjare me të dyshuarën, pasi ajo është nusja e vëllait të tij.

F.I
Thyen bojkotin! Dhoma e Avokatisë 'fal' juristin që mbrojti
Leli Kaja dhe Greta Gjoci

TIRANË-Që prej 9 shtatorit, Dhoma e Avokatisë ka bojkotuar seancat gjyqësore pas hyrjes në fusi të rregullores së re të GJKKO, e cila ndalon mbajtjen dhe përdorimit e telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit për avokatët.

Por bojkoti u thye nga dy juristë, avokati Mirgen Gjoci, i cili përfaqësoi Greta Gjocin, nënën me foshnjën 3-muajshe gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë dhe  Lefter Xhengo, i cili përfaqësoi sot në gjykatë administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kajën.

Komiteti Disiplinor ka shqyrtuar rastin e avokatit Mirgen Gjoci, për të cilin ka vendosur të mos marrë një masë të rëndë, por vetëm vërejtje dhe këshillim. Avokati Mirgen Gjoci ka lidhje familjare me të dyshuarën, pasi ajo është nusja e vëllait të tij. Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë ekzekutimin për Greta Gjocin deri sa foshnja e saj të arrijë moshën 1-vjeç. 

Ndërkohë, Lefter Xhengo, avokati i Leli Kajës, është ndëshkuar me pezullimin e licencës për dy vite, pas pjesëmarrjes në seancën gjyqësore në kundërshtim me bojkotin. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Leli Kajën.

Poll

MOS HUMB