Aktualitet

Tetë të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre deputeti, policë dhe përfaqësues të mediave

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mes personave që kanë marrë trajtim mjekësor janë një deputet i Kuvendit dy përfaqësues të mediave, një efektiv policie dhe katër protestues.

M.K.
Tetë të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre
foto nga protesta

TIRANË- Tetë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin e Traumës pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në Tiranë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mes personave që kanë marrë trajtim mjekësor janë një deputet i Kuvendit dy përfaqësues të mediave, një efektiv policie dhe katër protestues.

Gjashtë prej tyre janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' (QSUT). Bëhet fjalë për deputetin, një përfaqësuese të medias dhe katër protestuesit. Sipas ministrisë të gjashtë kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Ministria bën me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Bilanci i të lënduarve vjen pas përplasjeve dhe incidenteve të shënuara gjatë protestës në disa zona të kryeqytetit.

Njoftimi i Ministrisë:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 24 tetor 2026 ora 16:30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së sotme, sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim:

QSUT

- Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë

- Një përfaqësuese e medias

- Katër protestues

Të gjithë të lënduarit kanë  lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.

SUT

- Një efektiv policie

- Një përfaqësues i medias

Gjendja shëndetësore stabël./ZËRI

Poll

MOS HUMB