
TIRANË- Protesta në kryeqytet është shoqëruar me incidente të tjera, ndërsa një prej dyerve të godinës së Ministrisë së Mjedisit është përfshirë nga flakët pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin hyrjes së institucionit.
View this post on Instagram
Situata e tensionuar është shtrirë edhe në zona të tjera të Tiranës. Më herët protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në kryqëzimin e '21 Dhjetorit' duke bllokuar qarkullimin në këtë aks.
Ndërkohë, grupe protestuesish janë përqendruar në disa pika të kryeqytetit, mes tyre pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshit 'Skënderbej'.
Incidentet e njëpasnjëshme shënojnë një tjetër përshkallëzim të situatës gjatë protestës, me tensionet që janë shtrirë përtej zonës para Kryeministrisë./ZËRI