
SELANIK- Autoritetet greke në bashkëpunim me ato amerikane kanë arrestuar 4 persona, mes tyre një shqiptar, që ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin kokainë. Në pranga të autoriteteve greke përfunduan 4 persona të gjithë të huaj, ndërsa njëri dyshohet se është shqiptar nga Kosova, të moshës 32, 34, 36 dhe 44 vjeç.
Sipas hetimeve, që nisen rreth një muaji më parë, grupi kriminal transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Për të transportuar drogën ata përdornin rrugën detare dhe e fshehën kokainën në kojtenerjët që transportonin frigoriferë.
Sipas hetimieve, anëtarët e grupit i kishin ndarë rolet e tyre në këtë trafik ku, 32-vjeçari kishte ndërmarrë kontaktet për gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për marrjen e drogës në Selanik dhe për trafikimin e saj të mëtejshëm, ndërsa 34-vjeçari, 36-vjeçari dhe 44-vjeçari ishin përgjegjës për trafikun e mëtejshëm të drogës në vendet evropiane duke përfshirë edhe Greqinë.
Operacioni u zhvillua tre ditë më parë nga autoritetet greke ku ata lajmëruan se gjatë operacionit u sekuestruan 45 kg e 958 gramë kokainë. Ndërsa anëtarët e grupit u arrestuan më datë 14 dhjetor në aeroport, teksa u përpoqën të arratiseshin. Policia sekuestroi në port dhe në shtëpinë e tyre 45 kg e 993 gram kokainë, 1450 euro dhe 658 dollarë, 4 aparate telefonike celulare dhe mekanizma gjurmues dhe lokalizues (GPS). /ZËRI