Aktualitet

“Partizani”/ GJKKO e la të lirë, SPAK kërkon kthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie

Në seancën paraprake do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.

F.I
“Partizani”/ GJKKO e la të lirë, SPAK kërkon kthimin
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË-Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për dosjen “Partizani”. Në seancën paraprake do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, kërkesën për lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës. SPAK ka kërkuar të mbetet në fuqi masa që iu revokua nga gjyqtarja Fjorela Davidhi. Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e korrupsionit në dosjen Partizani ish-kryeministrit.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. 

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja./ZËRI

Poll

MOS HUMB