
TIRANË- e-Albania sërish nuk punon! Edhe pse për funksionimin e këtij rrjeti janë paguar miliona lekë nga taksapaguesit, sërish ky portal nuk është funksional për qytetarët. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, edhe pse është tentuar shumë herë që të merret një vërtetim page, nga portali nuk del asnjë e dhënë. Përkundrazi!
Për më shumë se një orë tentativë për të marrë një vërtetim të thjeshtë, që duhet të sigurohej me vetëm një 'klik', faqja nuk punon. Por të jep vetëm një përgjigje: Një gabim ka ndodhur. Ju kërkojmë ndjesë, lutemi të provoni më vonë.

Kjo foto provon edhe denoncimet e qytetarëve se e-Albania se prej disa ditësh nuk punon dhe sjellë probleme pasi qytetarëve mund t’i digjen procedura që duhet t'i ndjekin sipas afateve. Por sërish askush nuk mban përgjegjësi./ZËRI