TIRANË-Të tjera ndryshime janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, me emërime të reja në disa komisariate. Një ndryshim është bërë edhe për drejtimin e Akademisë së Sigurisë, ku Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Emërimet e reja:
Alfred Çepe emërohet Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.