Aktualitet

Rritje tarifash gjatë kontratës, por penalitete për largim? One Albania rrit çmimet, qytetarët: Pse kompania ka të drejtë, ne jo

Ata thonë se, në momentin që kërkojnë të ndërpresin kontratën për shkak të rritjes së tarifës, përballen me penalitete për prishjen e parakohshme të marrëveshjes. Ndërkohë, shtrojnë pyetjen se si është e mundur që kompania të ketë të drejtën të ndryshojë çmimin gjatë kohës që kontrata është ende në fuqi.

zh.ll
Rritje tarifash gjatë kontratës, por penalitete për largim? One
one albania

TIRANË- Denoncime dhe ankesa të njëpasnjëshme vijojnë të mbërrijnë ndaj kompanisë celulare One Albania.

Qindra qytetarë po përballen me rritje të çmimeve të shërbimeve celulare, pa u njoftuar më parë. Qytetarët janë të revoltuar pasi, sipas tyre, bëhet fjalë për kontrata 12 ose 24-mujore me një çmim të përcaktuar në momentin e nënshkrimit, i cili më pas ndryshohet nga kompania pa njoftim paraprak.

Sipas denoncimeve të qytetarëve për InfoNews, kompania ka ndryshuar tarifat e kontratave në mënyrë të njëpasnjëshme gjatë kohës që kontrata është ende në fuqi. Madje, ata shprehen se, në përpjekje për të marrë një sqarim nga kompania, janë informuar se e drejta për të indeksuar çmimet parashikohet në kushtet e kontratës.

Rritje tarifash gjatë kontratës, por penalitete për largim? One
mesazhet, komunikimet One-qyetaret

Sipas qytetarëve, kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi të drejtat e tyre dhe krijon një standard të dyfishtë. Ata thonë se, në momentin që kërkojnë të ndërpresin kontratën për shkak të rritjes së tarifës, përballen me penalitete për prishjen e parakohshme të marrëveshjes. Ndërkohë, shtrojnë pyetjen se si është e mundur që kompania të ketë të drejtën të ndryshojë çmimin gjatë kohës që kontrata është ende në fuqi.

Në këto kushte, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar nëse praktika e ndjekur është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorit dhe me parimin e kontratave të drejta.

Kompania celulare One Albania ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike, e shoqëruar nga debate dhe kritika në lidhje me shërbimet dhe çështje të ndryshme të raportuara nga qytetarët. Më e fundit ishte rritja e tarifave që hyri në fuqi nga 1 maji 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB