TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sërish sot në diën e 38-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Si çdo mbrëmje, qytetarët u mblodhnë fillimisht në sheshin "Skënderbej", ndërsa më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë.
Njëjtë si në protestat e përditshme në shesh, me pankarta në duar dhe thirrje me megafon, ata kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në javët në vijim, derisa, sipas tyre, të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët prej tyre.
Kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI