Aktualitet

SPAK "zbarkon" në Bashkinë e Tiranës/ Zbardhen detajet, sekuestrohen dokumentet e udhëtimeve dhe dietave të Veliajt

Gazetarja Klodjana Lala bën me dije se kontrollet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”.

zh.ll
SPAK "zbarkon" në Bashkinë e Tiranës/ Zbardhen detajet,
foto ilustrim: spak-bashkia tirane

TIRANË- Struktura Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor në Bashkinë e Tiranës. Gazetarja Klodjana Lala bën me dije se kontrollet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”.

Agjentë të SPAK kanë kryer kontrolle në ambientet e bashkisë, si dhe kanë sekuestruar dokumente në kuadër të veprimeve hetimore.

Mësohet se SPAK ka marrë dokumentacionet e udhëtime zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe dokumentacion që lidhet me dietat. Ndërkohë ende ka një reagim zyrtar nga SPAK.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB