Aktualitet

Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit - SPAK lëshon 7 urdhër-arreste! RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Vlorë

Bëhet me dije se operacioni ka ardhur si pasojë e zbardhjes së vrasjes së Gentian Qorrit.

F.I
Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit - SPAK lëshon 7 urdhër-arreste! RENEA
pamje nga ngjarja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për krime të rënda. Bëhet me dije se operacioni ka ardhur si pasojë e zbardhjes së vrasjes së Gentian Qorrit.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë edhe Flodian Plaku, Ervis Matodoshaj, Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah. 10 autoblindë të forcave RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhen në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron. Gjithashtu thuhet se janë duke u kryer kontrolle në banesat e personave me precedent kriminal, ndërkohë deri tani nuk ka asnjë informacion për të arrestuar. Detaje të reja dhe një njoftim zyrtar nga autoritetet pritet në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB