Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë të 11 kandidatëve nga 13 në total.

k.m.
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë me një ditë afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë të 11 kandidatëve nga 13 në total. Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.

Kështu, të gjithë kandidatët që kanë probleme me dokumentacionin e tyre, kanë mundësi që të bëjnë ndryshimet e nevojshme.

Lista me emrat e kandidatëve:

Gledia Nano

Haki Çako

Andi Pogaçe

Artut Beu

Astrit Halilaj

Joni Keta

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra./ZËRI

Poll

MOS HUMB