Aktualitet

SPAK shpall në kërkim nipat e ‘Mirit të Xhikes’! Vëllezërve Rama u sekustrohen llogari bankare, e vila në Palasë

Në kuadër të aksionit vëllezërve u janë sekuestruar vila në Palasë, Jalë e Rolling Hills si dhe dhjetëra llogari bankare.

F.I
SPAK shpall në kërkim nipat e ‘Mirit të Xhikes’!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mes listës së 20 masave të sigursë të lëshuara në kuadër të operaciont të zhvilluar nga SPAK, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë edhe dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama.

Dyshja janë nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Mirit i Xhikes”, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal. Në kuadër të aksionit vëllezërve u janë sekuestruar vila në Palasë, Jalë e Rolling Hills si dhe dhjetëra llogari bankare.

Erjon Rama rezulton administrator dhe aksioner në disa lokale, si ‘CAPRI’, ‘CAPRICCIO’-n dhe shoqërisë 3 & more.

SPAK shpall në kërkim nipat e ‘Mirit të Xhikes’!

Edhe emri i Adrian Ramës rezulton në tregun e biznesit. Ky i fundit është pronar i ABM RODONI dhe KRYON.83, shoqëri me aktivitet imobiliar, shitje-blerje pasurish të paluajtshme (veprave civile, industriale), dhënie me qira dhe ndërtime civile, industriale, turistike, bujqesore, etj. mbi 5kate. 

SPAK shpall në kërkim nipat e ‘Mirit të Xhikes’!

Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës

7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama
9 llogari bankare të Erjon Ramës
21 llogari bankare të Ardian Ramës
Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës
Tre llogari të kompanisë Kryeon83 , të Adrian Ramës
2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës
Truall në Sarandë
3 vila dhe dy apartamente në Jalë
Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

Poll

MOS HUMB