Aktualitet

SPAK kërkesë 'të papritur' për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliaj po merret sërish në pyetje nga prokurorët

Këtë herë Xoxa është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK.

F.I
SPAK kërkesë 'të papritur' për  Ajola Xoxën,
Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Porkurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këtë herë Xoxa është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK. Pak ditë më parë, ajo shkoi në dyert e SPAK-ut, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje". SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI

Poll

MOS HUMB