Aktualitet

Berisha publikon vendimin: Irena Gjoka e dënuar me burg, SHBA e fshehu! Avokatja: E siguroi Beleri

Pasi doli nga SPAK, Berisha zbuloi mesazhin e lënë në SPAK.

F.I
Berisha publikon vendimin: Irena Gjoka e dënuar me burg, SHBA e fshehu!
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, në orën 8.30, për dosjen “Partizani”. Pasi doli nga SPAK, Berisha zbuloi mesazhin e lënë në SPAK, ku ngre akuza ndaj prokurorit Altin Dumani. Berisha e cilëson amnistinë elektorale si një veprim antikushtetues dhe të motivuar politikisht.

Sali BerishaPara se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë. Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë.

Berisha ka publikuar sot dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme. Gjoka është shpallur fajtore sepse në datën 24 dhjetor 2002 është kapur në pikën e kufirit Kakavijë gjatë kontrollit të pasaportës me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Sipas këtij vendimi rezulton se Gjoka është shpallur fajtore për dokumente të falsifikuara dhe është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro.

Sali Berisha: Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani. Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh. Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi. Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë.

Pas seancës avokatja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, ka deklaruar se dokumenti që vërteton dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është siguruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri. Sipas saj, Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për gjyqtaren, duke theksuar se kërkesa për këtë informacion është tërësisht ligjore.

Avokatja e kreut të PD Sali Berisha, Klodiana Gjyzari: Gjyqtarja e GJKKO është e dënuar, dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë. Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për Irena Gjokën. Kërkesa është tërësisht ligjore, sepse zonja është gjyqtare dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit, duhet ta kishte deklaruar. Nuk është pra informacion privat për gjyqtaren.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB