TIRANË-Sot, SPAK dërgoi për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Gjatë hetimeve, të zhvilluara përmes metodave speciale hetimore si përgjime telefonike, vëzhgime në terren dhe veprime të tjera procedurale, SPAK ka arritur në përfundimin se Kristian Shkreli, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme që synonin ndikimin e votuesve në zonën e fshatit Stajkë.
Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Kristian Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”, të Tom Doshit. Konkretisht Prokuroria njoftoi se Shkreli shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës”. Por vetë kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës e ka hedhur poshtë hetimin e SPAK, duke deklaruar për Reportt.Tv se nuk u ka premtuar banorëve se do u bëjë linjën elektrike. Ai ka mohuar edhe kontaktet me banorët për të votuar Tom Doshin.
Kristjan Shkreli: Investimi është kryer nga OSHEE. Nuk u kam premtuar banorëve se do u bëj linjën elektrike, sepse nuk kam çfarë linje të bëj unë. Nuk i kam kërkuar banorëve të votojnë për Tom Doshin. Janë biseda të banorëve mes njëri-tjetrit, që shprehen se “ia kemi borxh Kristjanit votat”. Shpresoj që gjykata të vendosë drejtësi.
Në muajin muaj të këtij viti, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës./ZËRI
