Aktualitet

Dosja "Meta"/ Shtyhet sërish seanca, shkak mungesa e gjyqtarëve

Pak ditë më parë, seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për arsye shëndetësore. 

zh.ll
Dosja "Meta"/ Shtyhet sërish seanca, shkak mungesa e
ilir meta

TIRANË- Seanca paraprake për dosjen "Meta" në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish këtë të enjte, për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Pak ditë më parë, seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për arsye shëndetësore. 

Gyqtarja Irena Gjoka, e caktuar pas shortit të hedhur në GJKKO, do të vendosë nëse dosja në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, do të kalojë apo jo për gjykim apo nëse do ta kthejë për hetime të mëtejshme. Gjithashtu, pritet që sot të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë edhe rekursi i kreut të PL-së për masën e arrestit në burg. Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB