Aktualitet

Shqipëria pret sot Samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, rrugët që do të bllokohen

Ky takim i rëndësishëm do të shërbejë si një forum për të ndarë njohuritë, përforcuar bashkëpunimin dhe krijuar strategji të përbashkëta për t’u përballur me sfidat e vazhdueshme në fushën e sigurisë kibernetike.

zh.ll
Shqipëria pret sot Samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike,
Flamuri i Shqipërisë dhe i NATO-s

TIRANË- Shqipëria do të presë sot dhe nesër Samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, ku do të marrin pjesë ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnerët e Aleancës. Ky takim i rëndësishëm do të shërbejë si një forum për të ndarë njohuritë, përforcuar bashkëpunimin dhe krijuar strategji të përbashkëta për t’u përballur me sfidat e vazhdueshme në fushën e sigurisë kibernetike.

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. Masat prekin edhe bllokimin e disa akseve rrugore si dhe rrugë këmbësore, kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. 

Për këmbësorët, gjatë kohës së konferencës do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB